Tre vdekje brenda 24 orëve në Greqi nga COVID-19, totali shkon në 155, regjistrohen dhe 16 raste të reja

Prej 2 ditësh Greqia nuk shënonte asnjë viktimë por sot janë regjistruar 3 të radhës nga COVID-19.

Në total numri shkon në 155 teksa janë regjistruar edhe 16 raste të reja, 2 më pak se dje.

Kjo do të thotë se në total janë 2 mijë e 760 raste pozitive me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë edhe në këtë vend.

Të dhënat u bënë me dije nga këshilltari i ministrit të shëndetësisë dhe Profesori Tsiodoras.