29-vite më parë kur rrëzohej busti i diktatorit, Enver Hoxha
29 vjet me pare, me 20 shkurt te vitit 1991, me qindra-mijera qytetare te Tiranes pushtuan rruget e kryeqytetit ne manifestimin me te madh te protestes qe kishte njohur historia e Shqiperise.
Qytetataret e revoltuar permbysen shtatoren e diktatorit komunist Enver Hoxha ne qender te Tiranes duke rrezuar keshtu simbolin kryesor te rregjimit komunist qe per 45 vjet dhunoi cdo te drejte njerezore ne kete vend permes persekucionit, torturave, burgjeve, internismeve dhe izoloi Shqiperine nga pjesa tjeter e botes.
Rrëzimi i bustit shënoi de facto rënien e sistemit komunist në Shqipëri pasi formalisht forcat demokratike dhe antikomuniste ne vend erdhen ne pushtet rreth 13 muaj me pas, me 22 mars te vitit 1992.
Pamjet e qindra mijëra qytetarëve të cilët me brohoritma hodhën në tokë bustin e diktatorit Hoxha bëne xhiron në mediat boterore
Sic kujtojne protagonistet e kohes, Tre ditët e grevës së urisë të studentëve kishin tensionuar situatën në Tiranë. Disa qindra mijëra vetë morën rrugën drejt Kinoklubit të Qytetit “Studenti” për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për afro 900 studentët grevistë te ngujuar.
Rreth orës 10:00 në Qytetin “Studenti” ndodheshin mbi 100 mijë protestues. Me pas turma e protestuesve niset në drejtim të Liceut Artistik, permes rrugës së “Elbasanit”.
Pas nje perballje te forte me forcat speciale te policise, turma can kordonet dhe zhvendoset drejt sheshit Skenderbej ne betejen e fundit. Ka perleshje mes qytetareve dhe forcave te ministrise se brendshme dhe rreth ores 14 te asaj dite, busti ndjen lëkundjet e para.
Me pas monumenti i diktatorit Enver Hoxha bie në krah të majtë të tij. Disa njerëz kishin punuar tek këmbët e bustit, ku ishin edhe vidat mbajtëse, ndërsa të tjerë i kishin hedhur kavon në grykë. Enver Hoxha ra dhe bashkë me të edhe miti i tij.
Për tetë orë rresht, statuja e diktatorit u zvarrit rrugeve te Tiranes. Pas rrëzimit, busti i ndarë në dy pjesë u lidh me kavo në një makinë plehrash, e cila nisi ta tërhiqte zvarrë për ta dërguar në ambientet e Qytetit “Studenti”, ku po vazhdonte greva e urisë së studentëve. Nëpër rrugët e Tiranës shikoje njerëz të përlotur nga gëzimi, të cilëve nuk u besohej se, busti i diktatorit ishte rrëzuar.
Menjëherë pas rrëzimit të bustit, përfaqësuesi i qeverisë, ministri i Arsimit, Skënder Gjinushi, pranoi se emri i diktatorit do të hiqej nga universiteti.
Ndërkohë u publikua një lajm i dalë nga kabineti i Kryeministrit, Adil Çarçani, ku u njoftua se Universiteti i Tiranës nuk do të ketë më emrin e Enver Hoxhës. Por keto levizje te fundit deshperuese te diktatures komuniste per te permbajtur qindra mijera qytetaret e revoltuar ishin te kota.
Ne mendjen e shqiptareve ishte rrezuar perfundimisht miti i atij qe njerezit kishin frike ti permendnin edhe emrin.
Enver Hoxha u rrezua perfundimisht e bashke me te edhe rregjimi me i eger komunist.