Vlorë – Sarandë/ Ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim J. L., 25 vjeç
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”.
Më datë 29 prill 2020, në zonën e quajtur “Pusi i Mezinit”, Vlorë, pranë një karburanti, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. L. ka goditur me sende të forta fqinjin e tij 60-vjeçar B. M., i cili si pasojë humbi jetën në spital.
Në lidhje me konfliktin e mbrëmshëm në Ksamil, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin D. Z., 34 vjeç dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë, E. C., K. Z. dhe A. R.
Mbrëmjen e djeshme, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me sende të forta dhe mjet prerës për motive pronësie, shtetasit P .L., I. L. dhe F. P., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme