Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri bisedë me Yuri Kim: Kërkova mbështetjen e SHBA për rifillimin e tryezës së dialogut, e përmbyllim brenda qershorit
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka zhvilluar sot një bisedë me ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Gjiknuri thotë se i kërkoi mbështetjen e SHBA që të rifillojë menjëherë tryeza për dialogun politik ndërkohë që Reforma Zgjedhore të mbyllet brenda qershorit.
STATUSI NGA DAMIAN GJIKNURI
Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj sot me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim.
E informova për ecurinë e deritanishme të procesit të reformës zgjedhore dhe kërkova mbështetjen e SHBA për të nxitur dhe shtyrë përpara rifillimin e tryezës së dialogut politik, dakordësimin e çështjeve të mbetura pezull dhe përmbylljen e reformës brenda Qershorit.
Miratimi i ligjit të ri elektoral na hap rrugën më pas për arritjen e konsensusit edhe për reformimin e financimit të partive politike, parakusht për shëndoshjen e sistemit demokratik