Rama kërkon ndjesë publike: Ma bëni hallall
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook shkruan se kërkon ndjesë në lidhje me replikat e shpeshta që ai ka me komentuesin në rrjetin social.
Rama shprehet se nuk ka asgjë personale me askënd dhe qëllimi i atij nuk është të ofendojë njeri.
Statusi i Ramës:
Miq! Kush nga ju ka menduar se e kam fyer ne replikat e mia, ndjese! Nuk eshte kurre ky qellimi dhe as arsyeja pse une replikoj me ju, qofshi urrejtesit e mi me te medhenj!
Une s’kam kurresesi asgje personale me askend, thjesht debatoj, pa dorashka, me ata qe sulmojne e shpeshhere shajne!
Disa thone qe tallem, por jo, kurresesi, perndryshe nuk do harxhoja asnje sekonde me replika e me bam e bume ketu… Disa thone s’bejne kryeministrat keshtu, por jo, une vertete jam perkohesisht kryeminister, por s’kam qene e s’do jem asnjehere asgje tjeter perveçse ky qe jam!
Ka dhe disa demokratikas qe kujtojne se bejne lufte politike me mua ketu e shajne e nuk pushojne, mendim ndryshe thone, por jo, sharja s’eshte mendim fare.
Megjithate as ata s’dua t’i bej te ndjehen keq! Debati me terheq shume dhe te ma bejne hallall, kur s’e kam dot me ata qe keta votojne, sepse jane pa lidhje, s’kam me ke e bej tjeter perveçse me ta direkt – jeni padiskutim me te veshtire ne debat se ata qe ju perfaqesojne ne mexhelis:-) Nejse, s’po e zgjas me tutje. Perqafime pa parti.