Tërmet/ Lëkundet toka në Tiranë, ja sa ballë ishte
Një tërmet ka rënë mbrëmjen e sotme në Shijak. Tërmeti ka pasur një magnitudë 3.1.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Tiranës. Epiqendra ka qene ne detin e Durrësit, rreth 13 kilometra larg qytetit.
Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
Kujtojmë se sipas sismiologëve për lëkundjet e fundit që janë ndjerë vazhdimisht në vend deklarojnë se janë pas-lëkundje të tërmetit të madh që ra më 26 nëntor.