LISTA/ Njihuni me të gjitha rregullat e reja për Sarandën

Nga nesër rregullat e reja në Sarandë.

Më poshtë e plotë.

Lëvizja e pensionistëve do të jetë nga ora 06:00 deri në 08:30 të mëngjesit.

Qytetarët e tjerë do të levizin nga ora 09:30 deri 17:30,të shoqëruar jo më shumë se një person.

Përjashtim do të bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk do të kufizohen nga oraret e sipërpërmendura.

Parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për 14 ditë dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë në hapsirat publike.

Mjetet private të transportit,do të lejohen të qarkullojnë pa autorizim nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer.

Nuk do të lejohet lëvizja me mjet privat ose si pasagjer i pensionistëve, përveç rasteve me autorizim për arsye shëndetësore.

Përtej këtij orari mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizimin nga e-Albania.