Ministri Klosi thotë se Turizmi do jetë ‘Doktor Pipero’ i ekonomisë shqiptare
Turizmi është një nga sektorët më të goditur nga pandemia e koronavirusit.
Nuk ka ende një plan të bërë publik se çfarë do ndodhë dhe si do përshtatet turizmi në këtë verë, ku shumica e vendeve kanë mbyllur kufijtë, por qoftë edhe si mund të zhvillohet turizmi vendas.
Por ministri i Turizmit Blendi Klosi shprehet besimplotë se Turizmi do të jetë ‘doktor Pëllumb Pipero’, që do qetësoje ekonominë shqiptare.
Në një mesazh në Facebook, Klosi thotë gjithashtu se industria turistike do të rikthehet së shpejti në punë.
Postimi i tij i plotë:
Për turizmin shqiptar në këtë kohë pandemie. Për shpjegimin e paketave të ndihmës e për t”ju përgjigjur interesit sesi do të përshtatet turizmi në kushtet e reja.
Me falenderimin për përfaqësuesit e mediave për hapësirën dedikuar turizmit, në Top Channel, Klan, Vizion Plus, në News 24, ABC, Ora tv, TVSH, Tema Tv, Report TV, A2, Euroneës, Fax News me besimin se do t”ja dalim, mbështetur në analizën e shifrave dhe karakteristikat e turizmit tonë.
Kemi mbi 80 % turizëm tokësor, % e lartë të turizmit të shqiptarëve të trojeve, struktura fleksible, para që qarkullon shpejt.
Me besim e shpresë se industria turistike do të rikthehet në punë së shpejti, të zbatojmë strategjinë e rekuperimit të këtij sektori ekonomik, zgjerojmë ofertën.
Me miratimin e ligjit, për veprimtarinë turistike detare hapim rrugën zhvillimit të ekonomisë detare. Besimplotë së Turizmi, do të jetë “doktor Pëllumb Pipero” që do të qetësojë ekonominë shqiptare. #kolegëvegazetarë #respektojmërregullat #udhëtojmënesër #turizmiblu #smilealbania