Ekipi i Këlcyrës, Klemend Ndoni u premton pagat për dy muaj futbollistëve
Pasi Federata nuk i përfshiu në paketën e ndihmës financiare klubet e Kategorisë së Dytë, në Këlcyrë bashkia e qytetit u ka premtuar dy paga futbollistëve të klubit të saj.
Presidenti njëkohësisht dhe kryetari i bashkisë, Klemend Ndoni, ka vendosur që lojtarët do paguhen për muajin mars dhe prill.
“Duke marr shkas prej situates se krijuar per shkak te COVID 19 dhe gjendjes te veshtire ekonomike te shume klubeve ne kategorine tone presidenti i ekipit Klemend Ndoni garanton se te gjitha rrogat( Mars,Prill) do te kalojne ne llogarite e lojtareve duke respektuar keshtu kontraten e firmosur ne fillim te sezonit!”, shkruan klubi i Këlcyrës. /Sarandanews.com/