Falja/ Rama publikon vendimin: Ata që paguan gjobat do u kthehen lekët
Kryeministri Edi Rama ka publikuar Aktin Normativ të faljes së gjobave për këmbësorët dhe shoferët.
Në vendim theksohet se të gjithë ata që e kanë paguar gjobën do u kthehet shuma.
“Gjobat, patentat e marra për 3 vjet dhe makinat e bllokuara po ashtu për shkelje gjatë këtyre javëve, do t’u kthehen të ndëshkuarve, jo sepse nuk gabuan, po sepse sidoqoftë jemi një familje në një situatë të jashtëzakonshme, ku edhe ata që u nxituan meritojnë sot teksa lufta vazhdon, një shans të dytë në vend të një halli më shumë!
Uroj që as ata të mos e përsërisin dhe as të tjerë të mos bëjnë të njëjtin gabim, sepse me hyrjen në fuqi të kodit të ri penal, askush nuk mund të justifikohet e të tolerohet më, teksa hapja graduale i bën shkeljet edhe më të rrezikshme për shëndetin e popullit...” shkruan ai.