Kryetari i opozitës greke, Tsipras: Të marrim shembull nga Shqipëria, ka vetëm 25 viktima
Kryetari i opozitës greke, Aleksis Tsipras i ka thurur elozhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Në një intervistë të dhënë për televizionin grek “Kontra Channel”, Tsipras “ngre në piedestal” kreun tonë të qeverisë për punën e bërë në menaxhimin e situatës dhe për numrin e ulët të viktimave në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Ai e quan atë Perëndi.
“Greqia është mirë sa i takon pandemisë, nëse krahasohet në rang botëror. Masat janë të mira, jemi shumë mirë si renditje, por nuk jeni qeveria më e mirë në botë. Nëse themi se jeni qeveria më e mirë në botë, çfarë duhet të themi për Edi Ramën atëherë, që është Perëndia? Shqipëria ka vetëm 25 viktima.”
Më herët, italianët e mburrën kryeministrin Rama, duke e quajtur lider global. Ky reagim erdhi pas ndihmës që Shqipëria dha për Italinë me 30 mjekë e infermierë.