Prej ditësh i shtruar në një spital të Athinës, ndërron jetë drejtori i Ujësjellësit të Delvinës, Vasil Marga

Drejtori i Ujësjellësit në Delvinë, Vasil Marga ka ndërruar jetë ditën e djeshme. Prej ditësh Marga ka qenë i shtruar në një spital në Athinë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Vasil Marga njihej si një njeri i qetë, i dashur dhe i respektuar nga komuniteti duke lënë pas një kujtim të mirë për të gjithë ata që patën rastin ta njihnin.

Largimi i tij i parakohshëm është një humbje e madhe për familjen, të afërmit, miqtë dhe gjithë komunitetin e Delvinës, ku ai shërbeu me përkushtim.

Ndahet nga jeta drejtori i Ujësjellësit në Delvinë, Vasil Marga

Sot është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë Vasil Marga, drejtori i ndërmarrjes së ujësjellësit në Delvinë.

I njohur si një njeri i qetë, i dashur dhe i respektuar nga komuniteti, Marga ka lënë pas një kujtim të mirë për të gjithë ata që patën rastin ta njihnin e të punonin me të.

Prej disa ditësh ai ndodhej në një spital të Athinës, ku po kurohej me shpresën për ta mposhtur sëmundjen e rëndë, por fatkeqësisht nuk ia doli.

Largimi i tij i parakohshëm është një humbje e madhe për familjen, të afërmit, miqtë dhe gjithë komunitetin e Delvinës, ku ai shërbeu me përkushtim.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve.

U prehtë në paqe”, thuhet në njoftim.