Anijet e trafikantëve shqiptarë që çuan vajza e fëmijë në Itali, nisen drejt Sarandës e Orikumit të mbushura me lodra për jetimët
Dhurata për fëmijët shqiptarë me anijet e konfiskuara nga trafikantët e qenieve njerëzore!
Kjo është iniciativa e fundit e shoqatës “Demetra per la vita”, me vlerë të fortë simbolike dhe humanitare, e nisur nga Salento drejt bregdetit shqiptar, të cilës i janë bashkua Instituti Teknik Nautik “Don Tonino Bello” i Tricase dhe Lidhja Detare Santa Caterina.
Angazhimi i shoqatës me seli në Brindisi vjen në kuadër të projektit “Zemrat që lundrojnë për dashuri”.
Anijet e sekuestruar të trafikantëve të qenieve njerëzore që janë kapur në brigjet italiane, do të përshkojnë një itinerar solidariteti drejt Orikumit dhe Sarandës, dy qytete shqiptare që kanë ruajtur miqësi të gjata me Salenton.
Projekti përfshin disa anije të sekuestruara më parë nga trafikantët e qenieve njerëzore, të cilat tani janë ripërdorur si instrumente shprese dhe vëllazërie mes vendeve. Të njëjtat anije që dikur lundronin në det, duke sjellë dhimbje dhe shfrytëzim, tani janë bërë mjete paqeje.
Ato janë të ngarkuara me lodra, libra dhe gjëra themelore për fëmijët e jetimoreve të Orikumit dhe Sarandës.
Grupi KISS është përbërë nga Marcello dhe Antonio, mësues në Don Tonino Bello; Massimo, president i Lidhjes Detare Santa Caterina dhe anëtar i Komitetit Teknik dhe Shkencor Don Tonino Bello; Fabrizio, nënkryetar i Lidhjes Detare Santa Caterina; dhe studentët Alessio Tocci dhe Mattia Mariano.
“Rikthimi i njerëzimit në atë që dikur ishte një mjet i paligjshmërisë është mesazhi më i fortë i kësaj dite”, deklaruan organizatorët. “Është një mënyrë konkrete për t’u thënë të rinjve tanë se deti mund të bashkojë, jo të ndajë, të jetë një vend takimi, jo shtypjeje.”
Mbërritja e anijeve në portet shqiptare u prit me gëzim nga komunitetet dhe u mbështet nga autoritetet italiane dhe shqiptare, të cilat theksuan rëndësinë e ruajtjes së gjallë të kësaj lidhjeje afërsie dhe solidariteti, raportojnë mediat në vendin fqinj.

