Nis puna për ngritjen e Qendrës Rajonale të Emergjencave Civile në Krane, bashkia Finiq
Në mjediset e ish-repartit të Kranesë në Finiq, ka nisur sot puna për ngritjen e Qendrës Rajonale të Emergjencave Civile, një strukturë kjo e rëndësishme, e cila do të shërbejë për rritjen e gatishmërisë dhe kapaciteteve operacionale në përballimin e zjarreve dhe emergjencave në të gjithë rajonin jugor.
Nisjen e punës për ngritjen e Qendrës Rajonale të Emergjencave Civile e bëri sot publike nga Kraneja Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu. Këtu sot merrnin pjesë gjithashtu edhe Drejtori i Përgjithshëm · AKMC, Haki Çako, kryetarët e bashkive Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq si dhe nënprefekti i Sarandës, Kristaq Kiço. Në diskutime e tyre kryebashkiakët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërbashkiak në funksion të menaxhimit të situatave emergjente, veçanërisht gjatë sezonit turistik, kur fluksi i vizitorëve dhe rreziku nga zjarret shtohet ndjeshëm.
Kjo qendër e re e domosdoshme për rajonin e jugut pritet të luajë një rol kyç në reagimin në kohë dhe koordinimin e forcave të ndërhyrjes, duke garantuar më shumë siguri për qytetarët dhe turistët, numri i të cilëve shtohet çdo ditë.
Në ish-repartin e 📍Kranesë në Finiq, në bashkërendim me kryetarët e bashkive Delvinë, Finiq, Konispol dhe Sarandë, nisëm punën për ngritjen e Qendrës Rajonale të Emergjencave Civile 🚨🦺.
Një strukturë e parashikuar si domosdoshmëri për rritjen e gatishmërisë dhe kapaciteteve operacionale në përballimin e zjarreve në gjithë zonën, veçanërisht në përgjigje të nevojave të shtuara gjatë sezonit turistik 📛, bën publile në faqen e tij Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu