Kreu i PD Delvinë del në mbrojtje të Shpëtim Ahmetit, pavarësisht skandalit me emigrantë të paligjshëm: Jemi me Sali Berishën
Kur mendon se politika shqiptare nuk ka më me çfarë të befasojë, shfaqet në skenë Erigers Hamiti, kryetari i degës së PD në Delvinë, me një postim që më shumë ngjan me skenar humori.
Pas sekuestrimit nga autoritetet greke të një autobusi të kompanisë “Ahmeti Travel” – në pronësi të kreut të PD Sarandë, Shpëtim Ahmeti – i cili u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, Erigers Hamiti i ka dal në mbrojtje kësaj kompanie.
Hamiti qe njihet per postimet e tij qesharake nuk mund te mungonte edhe ne kete rast teksa shkruan:
“Me Ahmeti TravelSaranda dhe Sali Berishen 1️⃣✌️”, nenvizon Hamiti teska publikon edhe nje foto me Shpetim Ahmetin.