Dega e PS në Vlorë kërkon zgjatjen e orarit të votimit për shkak të “Giro d’Italia”

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se dega e Partisë Socialiste në Vlorë i ka kërkuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, zgjatjen e orarit të votimit në qytetin e Vlorës nesër deri në orën 21:00.

Kjo kërkesë vjen për shkak se ditën e nesërme të 11 majit, do të vijojë etapa e tretë  e “Giro d’Italia” në qytetin e Vlorës. Ky event është një nga garat më prestigjioze të çiklizmit ndërkombëtar.

Kërkesa është dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi. Me qëllimin për të mos u penguar qytetarët ditën e nesërme për të votuar, dega e PS në Vlorë e ka parë të arsyeshme këtë kërkesë ndaj KQZ-së.

Pritet që në orët në vijim KQZ të marrë një vendim lidhur me këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *