Kandidati i Sarandës u kap me kokainë, reagon partia e Adriatik Lapaj: Një dozë i gjetën, nuk janë tonelata
Ferdinand Dervishi, gazetar dhe njëherësh kandidat i “Nismës Shqipëria Bëhet” në këto zgjedhje, ka reaguar pas lajmit se kandidati i Sarandës, Ergys Isufi, është kapur me kokainë në xhep nga Policia e këtij qyteti.
Ai replikon me ministrin Taulant Balla, i cili ka shpërndarë lajmin e prangosjes së Isufit dhe ironizon partinë e Adriatik Lapaj.
Ferdinand Dervishi thotë se kandidati i tyre është kapur me një dozë në xhep, jo me tonelatan si ato që kalojnë në Portin e Durrësit.
Megjithatë, gazetari dhe kandidati i “Nismës Shqipëria Bëhet” thotë se ata nuk i besojnë Policisë së Shtetit, për shkak se në 48 orët e fundit janë dy ngjarje që cënojnë kandidatët e tyre.
“Po o profesor i sharjes dhe shpifjes! U kap duke blerë një dozë – thotë zyrtarisht Policia. Nuk u kap duke mbjellë gjithë Shqipërinë me kanabis në 2016 me urdhër nga zyra e km tënd. Nuk ka lidhje as me tonelatat me kokainë që kalojnë prej 3 vitesh pa asnjë humbje ne një nga Portet e Durrësit.
U kap duke blerë një dozë dhe ne e dënojmë edhe vetë po të jetë e vërtetë, por të presim pak edhe versionet që nuk janë të shtetit tuaj.
Se pas ashpërsimit të gjuhës së km tënd ndaj “Shqipēria Bëhet” u bënë dy incidente ne 48 orë. Kërcënimin e kandidates sonë ne Durrës e e falsifikuat me urgjencë duke ja faturuar një qytetari me çrregilullime mendore. Për këtë të Sarandës duhet të presim”, shkruan Ferdinand Dervishi.