Shkrumbohet automjeti në Sarandë-Gjirokastër
Një mjet është djegur plotësisht paraditen e sotme në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në vendin e quajtur Skërficë.
Mjeti tip Jeep me targë AB013PS me pronar Kreshnik Bedini është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht. Mësohet se nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.