Çuçi: Saranda dikur kishte 1 muaj turizëm, sot ka së paku 6 muaj në vit. Vota për PS-në është për Shqipërinë në BE
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi, tha gjatë takimit elektoral në Sarandë ku merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama, se mandati i katërt për PS-në do tw përmbushë më në fund apsiratën tonë të hershme për anëtarësim në Bashkimin Europian. Teksa foli për transformimin e Sarandës, Çuçi kujtoi kohën kur ky qytet kishte vetëm një muaj në vit turizëm ndërsa sot theksoi ai, ka së paku 6 muaj në vit.
“Çfarë energjie sot në këtë takim përmbyllës të fushatës këtu në Sarandë ku për një muaj kemi qenë me ju për t’i kërkuar shqiptarëve votën për mandatin e katërt. Kemi qenë me ju këtë muaj sigurisht për t’ju thënë çfarë kemi bërë këto 3 mandate, ku Vlora si qark dhe sidomos Saranda kanë pësuar një transformim historik. Nga një qytet i harruar me turizëm 1 mujor sot është perla e Mesdheut me turizëm 6 mujor të garantuar”, tha Çuçi.
Transformi i Shqipërisë nuk të kishte qenë i mundur tha Çuçi nëse në 2013 Partia Socialiste dhe Edi Rama nuk do të kishin ardhur në pushtet. Duke folur për listën e kandidatëve të PS-së, Çuçi tha se kushdo e gjen vetën të përfaqësuar në këta kandidatë.
“Këtë herë kemi ndarë me ju një gjë shumë të madhe, kemi ardhur te ju për të kërkuar mandatin për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Mandatin që do të marrim në 11 maj, ne Partia Socialiste me Edi Ramën në krye do të çojmë Shqipërinë në Bashkimin Europian. Kjo është një ëndërr që e kemi pasur që nga lindja e shtetit shqiptar. Në 2030 Shqipëria do të bëhet më në fund pjesë e familjes europiane. I gjithë ky transformim i Shqipërisë nuk ka ardhur vetë, nuk kishte si të kishte ardhur vetë nëse në 2013 PS dhe Edi Rama nuk do të vinin në pushtet. Kushdo e gjen vetën te kandidatët tanë për deputetë. Kjo është një garanci më shumë që pas datës 11 ne të jemi pranë jush edhe në 4- vjeçarin më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë”, tha Çuçi.