Gjiknuri takim në Sarandë: Ju duhet një deputet që ka dhënë prova se di t’ju zgjidhë problemet
Kandidati i PS-së në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, zhvilloi një takim me mësues të Sarandës. Gjiknuri shprehu vlerësime për kontributin e vazhdueshëm të tyre në edukimin e brezave.
“Të flasësh me mësuesit, është kënaqësi. Ju jeni njerëz që mësoni dhe edukoni breza. Unë vet vij nga familje arsimtarësh, tre breza arsimtarë. Gjyshi im ka qënë themelues i shkollës shqipe në zonën e bregdetit dhe në Lumin e Vlorës, në 1920. Qeveria Rama i ka dhënë prioritet pagave në arsim. Paga dhe kushtet që iu krijohen janë shumë të rëndësishme që ne të kemi mësues cilësor edhe në të ardhmen.
Synimi i kryeministrit mandatin tjetër është që paga mesatare e mësuesit të shkojë 1500 euro, si dhe investimi i mëtejshëm në infrastrukturën arsimore. E vlerësoj shumë armatën tuaj, sepse jeni pjesa që edukoni breza.
Do të vijojë më tej investimi në kapitalin njerëzor, pasi nëse ne kemi mësues më cilësorë dhe dinë të transmetojnë dije dhe të formësojnë karakter tek fëmijët, jo thjesht të japin dije, ne kemi përgatur gjeneratat në të ardhmen”. tha ai