Sarandë, u godit me sende të forta, niset drejt Tiranës 22-vjeçari

22-vjecari Orgito Brehama, i cili u dhunua pasditen e së martës me dërrasë dhe dorezë hekuri, është transportuar mbrëmjen e djeshme drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Ai mësohet se ka marrë dëmtime në kokë nga goditjet e shkaktuara nga 20-vjeçari Andrea Nanai dhe një person tjetër i paidentifikuar.

Nanai është arrestuar në flagrancë nga policia, ndërsa për personin tjetër po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij.

Konflikti i ndodhur ditën e djeshme në vendin e quajtur “Rruga e 5” ose Lagja “ Gjergj Araniti” dyshohet se është pasojë e një konflikti tjetër të ndodhur në 2 janar në fshatin Gjashtë, bashkia Sarandë ku pati dhunë dhe përplasje me armë zjarri mes disa personave, mes të cilëve edhe Orgito Brehama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *