Gurra Folk Fest – Edicioni i 7-të, festë e traditës dhe krenarisë lokale në Sarandë

Edicioni i 7-të i “Gurra Folk Fest” u zhvillua me sukses, duke sjellë në skenë pasionin, talentin dhe trashëgiminë kulturore të nxënësve të shkollave të qarkut.

Kryetari i Bashkisë Sarandë, Olti Çaçi, u shpreh krenar për pjesëmarrjen e të rinjve, të cilët përfaqësuan me dinjitet traditat e zonës përmes performancave mbresëlënëse.

“Krenar për gjithë nxënësit e shkollave të qarkut që përfaqësuan me dinjitet traditat dhe kulturën e zonës me performanca mbresëlënëse!”, shkruan Çaçi në një postim në rrjetet sociale.

“Gurra Folk Fest” vijon të konsolidohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në jug të vendit, duke ruajtur e promovuar trashëgiminë folklorike dhe duke inkurajuar brezat e rinj të mbeten të lidhur me rrënjët e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *