Ina Zhupa mendjen te Big Brother, jo te fushata – a e kanë pranuar humbjen demokratët në Sarandë?
Nderkohe që fushata elektorale po intensifikohet në çdo cep të vendit, deputetja demokrate e Sarandës, Ina Zhupa, ka zgjedhur të fokusohet… te finalja e Big Brother.
Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa shkruan:
“Kush e fiton Big Brother sot? #bigbrother #njeshat #blu”, duke shoqëruar pyetjen edhe me një emoji të buzëqeshur.
Ky postim ka nxitur reagime dhe ironi në rrjet, ku qytetarë të ndryshëm pyesin nëse kjo është shenja e një fushate të dorëzuar para kohe apo thjesht një përpjekje për të mbetur në trend.
Në një kohë kur qytetarët presin angazhim dhe ide për të ardhmen e qytetit, duket se disa politikanë e kanë mendjen diku tjetër.
Apo ndoshta e ndiejnë që loja në politikë këtë herë është më e humbur se ajo në reality show? /Sarandanews.com/