Çuçi: Vlora nuk e hedh votën dëm në kënetë, fitojmë 9 mandate
Drejtuesi politik i PS në qarkun e Vlorës, Blendi Çuçi, në fjalën e tij nga sheshi Skënderbej u shpreh se mandati i katërt i socialistëve është kurorëzimi i rrugëtimit për një Shqipëri me të drejtat të plota në BE.
Çuçi u shpreh se qytetarët janë mjaftueshëm të mençur sa të mos e hedhin dëm votën në kënetë, referuar opozitën, teksa shtoi se PS në këtë qark do të marrë 9 mandate.
“Jemi në këtë shesh në një moment historik jo vetëm për të kërkuar votën por për të bërë bashkë realitet ëndrrën për një pasaportë europiane.
Mandati i 4 kurorëzim i rrugëtimit për një Shqipëri me të drejtat të plota në BE.
Vlora hyn në garë si shëmbëlltyra më e plotë e vizionit të PS dhe Ramës dhe fuqisë transformuese të saj.
Vijmë sot në shesh me 8 mandate të konsoliduara por më datën 12 do jemi me 9 të tilla, sepse qytetarët e këtij qarku janë mjaftueshëm të mençur sa të mos hedhin dëm votën në kënetë”, tha Çuçi.