Kumbaro: Në Gjirokastër blindojmë 3 mandate, synojmë 4 me 0

Mirela Kumbaro, drejtuesja politike e qarkut Gjirokastër gjatë çeljes së fushatës së PS për zgjedhjet e 11 majit, tha se Gjirokastra, e cila është kthyer në një qendër të rëndësishme të turizmit, është shembulli më i mirë se çfarë mund të bëjë vizioni i kryeministri Rama dhe PS.

Kumbaro: Kemi punuar të gjithë për këtë ditë, kemi 12 vjet që punojmë. Ne në qarkun e Gjirokastrës flasim me zemër, pasion dhe punë.

Gjirokastra është modeli më i artë se çfarë është në gjendje të bëjë PS dhe vizioni i kryeministrit Edi Rama, çfarë janë në gjendje të bëjnë shqiptarët kur i jep pikën e floririt, ta kthejnë në një mal, siç është Gjirokastra.

Pasaportë ndërkombëtare. Do blindojmë 3 mandate dhe do synojmë mandatin e katërt për një rezultat historik 4-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *