Sarandë: U çel sot në galerinë “Art Saranda” Ekspozita e Bujar Kapexhiut me karikatura

U çel sot në galerinë “Art Saranda” të Bashkisë, Ekspozita e Bujar Kapexhiut “NDERKOMBETARET”me 111 karikatura.

Në ceremoninë e rastit ishin të pranishëm dhjetra artdashës, njerëz të artit dhe skenës, krijues, njerëz të medias, etj,. Ishtet i pranishëm edhe kryebashkiaku Adrian Gurma.

Drejtori i Galerisë Lefter Çeko duke çelur ceremoninë vuri në dukje risitë e sjella nga Kapexhiu në 111 punimet tematike të Bujar Kapexhiut.

Duke përshëndetur më këtë rast kryebashkiaku Gurma shprehu kënaqësinë e pranisë së karkikaturistit të mirënjohur në këtë ekspozitë.

“Në Sarandë e duan artin, e  duan kulturën, sepse Saranda rrezaton qytetari dhe kulturë.-tha Gurma.-Unë e falënderoj veçaërisht autorin e shquar Bujar Kapexhiu për  gadishmërinë dhe kontributin që ka dhënë për  gjallërimin e jetës kulturore artistike të Sarandës. Profesor Bujari është pjesë integrale e qytetit tonë. Në këto kohë të globalizmit turistët që vijnë nga bota nuk  duan vetëm bukuritë natzyrore po edhe ushqimin shpirtëror.-vuri në duke Kryebashkiaku.

Sipas kritikut Josif Papagjoni, “Bujari ne 111 veprat e Ekspozitës ka bërë një karkaturë politike, një sarkazëm që stigmatizon pa mëshirë të gjithë kastën e  politikës shqiptare që ka 30 vjet dhe ende nuk po arrijmë atje ku do të shkojë një shoqëri e  emancipuar”.

Nga ana e tij Bujar Kapexhiu, u shpreh se me Sarandën ka edhe një lidhje shpirtërore pasi ëshët pejsë e një filmi që është luajtur dikur në këtë qytet bregdetar, si personazzhi I Ilo Pincit.”Duke qenë pjesëtar I artit, më pelqen organizimi I artit që behët këtu, ndaj vij me kënaqësi të madhe në Sarandë

Të giithë së bashku, ne që krijojmë dhe ju që konsumoni artin na bashkon arti dhe ju njerëz fisnikë. “-u shpreh Kapexhiu para publikut të tij ne Sarandë.

Ekspozita“NDËRKOMBËTARËT” e autorit Bujar Kapexhiu do të qëndrojë  e çelur për publikun sarandiot dhe turistët deri në 14 maj.