Pas vendimit të KLP, reagon drejtuesi i Prokurorisë Sarandë: Janë inate personale

Pas vendimit të Këshillt të Lartë të Prokurorisë për ta larguar nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Sarandës, ky i fundit ka reaguar me anë të një statusi.

Kledian Llaho ishte pezulluar më herët nga detyra me vendim te GJKKO dhe kërkesë të SPAK, i cili ka nisur hetim ndaj tij mbi dyshimet për korrupsion.

“E vranë nderin që të jetojë turpi”, shkruan Llaho në reagimin e tij për mediat, ndërsa shton se vendimi i sotëm është i pabazuar në ligj dhe i diktuar nga dëshira e Inspektorit metani për të performuar në statistika e aspak përmbajtje, gjithashtu ai akuzon se vendimi është marrë për inate personale.

Reagimi i Kledian Llaho:

E vranë nderin që të jetojë turpi.

Nuk ka tirani më mizore se përjetësimi i drejtësisë nën maskën e ligjit.

Dëshiroj të ndaj një reagim të shkurtër me median.

Me vendimin e sotëm duke caktuar masë displinore ndaj Drejtuesit të Prokurorisë Sarandë, KLP konfirmoi fatkeqësisht anarkinë sociale, anarkinë morale dhe anarkinë ligjore që mbizotëron sot në këtë vënd të mjerë. Për ild dhe KLP nuk kanë asnjë relevancë sukseset e Prokurorit Kledian Llaho, nga hetimet e të cilit janë sekuestruar në qytetin e Sarandës mbi 40 milionë euro pasuri në favor të shtetit. Për ILD dhe KLP janë gjetur shkelje veprimet e drejtuesit të Prokurorisë vetëm pse ka marrë përsipër hetimin e dy çështjeve penale të cilat ai i dërgoi në gjyq por që sipas Ild duhet të trajtoheshin nga ankuesja. Gjithashtu sipas ILD dhe KLP Drejtuesi i Prokurorisë nuk e ka dëgjuar, nuk e ka këshilluar dhe nuk e ka “trajtuar”siç duhet prokuroren ankuese B.S.

Vendimi i sotshëm është përvec se i pabazuar ligjerisht por edhe i diktuar nga dëshira e Inspektorit metani për të performuar në statistika e aspak përmbajtje. Jam proceduar për inate personale dy herë brenda 6 muajve  si asnjë magjistrat tjeter, thua se unë paskam qenë e keqja e sistemit. Mirpo është fakt që Inspektori, ka qene pjese e nje delegacioni me mua ne SHBA në nëntor 2023 dhe për shkak të qënies time pjesë e atij delegacioni, inspektori nuk mundi ta përtypte dot. Vetëm pas disa muajve shfrytëzoi ankesat pa asnje rëndësi dhe nisi procedim disiplinor ndaj meje për vonesë në një cështje pa asnje interes,  ndërkohë që sistemi lëngon prej ngarkesës ekstreme . Inspektori pas dy muajve nga nisja e procedimit të parë nisi një tjetër procedim mbi ankimin e nje prokuroreje me të cilen kanë punuar ndihmës inspektorja e çështjes ndaj meje por edhe ai vete ne Avokaturën e shtetit. ( konflikt i pastër interesi). Une do e ankimoj kete proces dhe ankimimet nuk do te behen ne ambientet e 15 kateshit ( inspektori e di vet pse jo atje ) por zyrtarisht me poste! Shumica ka frikë prej të aftëve sepse nuk dëshiron rodhe nëpër këmbë.

Dhe po e mbyll me fjalet e Driteroit të madh;

Botë e mallkuar, plot me rezilë,

I miri shpon shpon duart

I ligu fiton trendafilë.

Drejtuesi i Prokurorisë Sarandë Kledian Llaho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *