Sarandë – Mirënjohje për ekipet e pastrimit për punën e palodhur

Kryetari i bashkisë së Sarandës, Olti Çaçi, ka shprehur mirënjohjen e tij për ekipet e pastrimit të qytetit, të cilat vijojnë punën me përkushtim për të mbajtur Sarandën të pastër dhe të mirëmbajtur.

Në një postim në rrjetet sociale, ai vlerëson angazhimin e punonjësve të terrenit, të cilët me përkujdesje maksimale sigurojnë një mjedis të pastër dhe të rregullt për banorët dhe vizitorët.

Pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirave publike mbeten një prioritet për Bashkinë Sarandë, e cila u bën thirrje qytetarëve të kontribuojnë gjithashtu duke ruajtur pastërtinë e qytetit bregdetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *