Gjergj Mërkuri kandidat i PS në Sarandë: Unë jam në këtë garë për të qenë zëri dhe mbështetja juaj
Nga Gjergji Mërkuri
Të dashur miq dhe dashamirës! Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit unë jam zyrtarisht kandidat i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës.
Desha t’ju shpreh falenderimet më të thella për mesazhet e shumta të ardhura në adresën time gjatë diteve të fundit.
Është nder i madh për mua që të mund të përfaqësojë qytetarët e nderuar të këtij qarku në Kuvendin e Republikës.
Ne mund të kemi dallime në mendime po asnjëherë nuk kemi dallime në qëllime dhe qëllimi ynë i përbashkët është interesi qytetar. Unë jam në këtë garë për të qenë zëri dhe mbështetja juaj.
Së bashku mund të bashkojmë forcat dhe vizionin për të bërë gjëra mjaft të mira për komunitetet tona. Mospajtimet janë pjesë e demokracisë, por përparimi vjen nga bashkimi, ndaj ftoj çdo socialistë dhe çdo qytetar të bëhet pjesë e rrugëtimit të kësaj fushate elektorale.
Falenderoj Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë dhe shpresoj të arrijmë një rezultat spektakolar në 11 Maj në qarkun e Vlorës.
Na priftë e mbara, dhe me krahë të lehta për punët që na presin.