Reagon për herë të parë Manjola Nikollo: Nuk pranoj të jem pjesë e listës së hapur

Manjola Nikollo ka bërë këtë të enjte reagimin e saj të parë pas publikimit të listave të Partisë Demokratike në qarkun Vlorë, ku ajo ishte vendosur në listën e hapur.

Nikollo në postimin e saj ka deklaruar tërhqjen nga gara duke mos pranuar për të qenë në listë.

POSTIMI

Të dashur miq!

Pas një vale mesazhesh të përzemërta dhe mbështetjeje nga të gjithë ju,ndiej një detyrim të thellë për t’ju falënderuar nga zemra!
Por dua të jem korrekte me të gjithë ju:

Unë nuk po largohem nga Partia Demokratike dhe s’kam për ta bërë kurrë atë veprim!

Thjesht, këtë herë nuk jam pjesë e listave të hapura, të cilat kanë përfaqësues dhe emra të tjerë shumë të denjë të Qarkut Vlorë.

Ajo që na bashkon ne demokratëve është misioni i madh për ti dhënë fund kësaj ‘flame’ që ka mbërthyer Shqipërinë nga kjo qeveri gjakpirëse.

Largimi i Ramës nuk është thjesht një dëshirë apo qëllim politik. Është një domosdoshmëri jetike!

Është një betejë për të ardhmen e këtij vendi, për fëmijët tanë dhe për te gjithë te afërmit dhe shokët tanë që kanë marrë rrugët e kurbetit si në vitet 90.

Personalisht nuk ndalemi këtu.

Përkundrazi, vazhdoj më e vendosur se kurrë për një Shqipëri si gjithë Europa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *