Shpallja e listës së mbyllur në qarkun Vlorë, Manjola Nikollo refuzon kandidimin në listën e hapur
Partia Demokratike ka shpallur “listën e mbyllur” të kandidatëve për deputetë në Qarkun Vlorë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Lista kryesohet nga ish-kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj, dhe përfshin gjithashtu kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule, deputeten Ina Zhupa dhe Atird Hoxhën.
Pas shpalljes së listës së mbyllur, ish kryetarja e deges se PD Sarande Manjola Nikollo ka refuzuar për të qenë pjesë e listës së kandidatëve në Listën e Hapur. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga vetë Nikollo mbi arsyet e këtij refuzimi, por burime pranë PD-së bëjnë me dije se vendimi i saj ka ardhur pas përplasjeve të brendshme për përfaqësimin në këtë qark.
Ky zhvillim pritet të sjellë reagime brenda strukturave të PD-së dhe të ndikojë në strategjinë elektorale të partisë në Vlorë.
Lista e mbyllur e PD për Qarkun Vlorë:
Bujar Leskaj
Vangjel Dule
Ina Zhupa
Atird Hoxha