Drejtonte automjetin pa leje/ Sarandë, pranga 35-vjeçarit, tentoi të korruptojë policinë
Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë.
Gjatë patrullimeve në lagjen nr. 2, në rrugën “Vangjel Pandi”, shërbimet e patrullës “Shqiponja” ndaluan për verifikim automjetin tip Seat, me drejtues 35-vjeçarin.
Nga kontrollet, rezultoi se 35-vjeçari, drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe, për t’iu shmangur masave ligjore, tentoi të korruptonte punonjësit e policisë duke u ofruar 50 euro.