Ky është Kristo Qirici pronari i “Blues Sky” në Sarandë, hoteli ku rrinin policët, dy ditë para vr*sjes fjeti Aleksandër Sadikaj

Ky në foto është Kristo alias Jetmir Qirici, i cilësuar nga SPAK si njeriu kryesor që drejton një grup kriminal në Sarandë dhe jo vetëm, ku aktiviteti i tij shtrihet në trafikun e hashashit, kokainës dhe vrasjet.

43-vjeçari Qirici, së bashku me vëllain e tij Edmond Papa, i vrarë në 16 dhjetor 2022 në Tiranë, administrojnë hotelin “Blues Sky” në zonën e Sarandës.

“Ora News” ka mësuar se pikërisht në këtë hotel ka fjetur dy ditë para se të ekzekutohej në 11 qershor 2022 në Tiranë, Alekandër Sadikaj.

Në dosjen hetimore emri i këtij hoteli del disa herë, ku punonjës të Policisë së Shtetit, bisedojnë me kreun e grupit kriminal Kristo Qiricin, duke i kërkuar këtij të fundit ti gjejë dhoma.

Oficeri i policisë që tashmë është arrestuar nga SPAK, Shkëlqim Ruska, i cili rezulton përdorues i telefonit ky “Sky Ecc”, komunikon në 2020 me Kristo Qiricin, duke i kërkuar një dhomë të lirë nga hotel i tij.

EKSKLUZIVE/ Ky është Kristo Qirici pronari i “Blues Sky”,

Kristo Qirici

Por sipas dosjes hetimore Qirici, ia kthen se do i kthejë përgjigje pasi të kishte pyetur vëllain e tij, Edmond Qiricin alias Papa.

Të tilla biseda janë me dhjetëra në dosjen e SPAK, ku punonjës të Policisë së Shtetit, kanë kërkuar të qëndrojnë dhe pushojnë në ambientet e hotel “Blues Sky” në pronësi të dy vëllezërve Qirici, të cilët drejtonin grupin kriminal në Sarandë.

Lidhur me këtë dosje penale, mesditën e sotme Gjykata e Posaçme vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë SPAK, duke caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 3 të arrestuarit Shkëlzen Ruska, shefi i krimeve në Komisariatin e Himarës, Ervis Alisinanaj, shefi i krimeve në Komisariatin e Lushnjës, dhe ish-efektivi i Forcave Operacionale, Erdit Hazizaj.

Ky vendim erdhi pas një hetimi të thelluar mbi veprimtarinë e tyre, e cila dyshohet se përfshin abuzime me detyrën dhe lidhje me aktivitete kriminale, të cilat u zbuluan përmes aplikacionit “Sky”.

EKSKLUZIVE/ Ky është Kristo Qirici pronari i “Blues Sky”,

Aleksandër Sadikaj

Në dosjen e SPAK përfunduan Kristo Qirici, Eldjon Alushaj, Shkëlzen Kraja, Xhino Nebi, Edmond Sinanaj, Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruska, Elvis Dervishi dhe Ervis Alisinanaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *