E treta në qarkun Vlorë, reagon Manjola Nikollo

Manjola Nikollo ka reaguar pas perfundimit te procesit te primareve, ku ajo u rendit e treta ne qarkun Vlore.

Kujtojme qe Nikollo nuk fitoi ne asnje bashki si Konispoli, Delvina, Finiqi, madje dhe ne Sarande ku ka qene prej vitesh kryetare e deges.

POSTIMI

Të dashur demokratë të Qarkut Vlorë!

Me mirënjohje dhe respekt të thellë, dua t’ju falënderoj nga zemra për besimin dhe mbështetjen tuaj në garën e primareve.

446 votat tuaja janë një nder dhe një përgjegjësi e madhe për mua, si vajza e Sarandës dhe si një demokrate e përkushtuar.

Ju, demokratët e vërtetë dhe qendrestarët në ditët më të vështira të Partisë Demokratike, treguat se forca dhe qëndresa janë më të fuqishme se çdo sfidë. Kur shumë të tjerë u tërhoqën, ne qëndruam dhe rithemeluam partinë tonë, duke dëshmuar se demokracia nuk mund të mposhtet.

Mbështetja juaj për kandidaturën time është një vlerësim i çmuar për kontributin dhe përkushtimin tim.

Ju premtoj se do të vazhdoj me përulësi dhe vendosmëri të përfaqësoj zërin tuaj dhe të mbroj vlerat tona demokratike.

Në 11 maj,bashkë do të ndërtojmë të ardhmen që meriton Qarku Vlorë dhe Shqipëria!

Me mirënjohje të përjetshme,
Manjola 🫶

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *