Lefter Nika apo Kristo Kiço? KQZ vendos nesër se kush do ketë vulën e partisë MEGA në zgjedhjet e 11 majit

Diten e neserme KQZ do te vendose se kush do te jete kryetari qe do te kete vulen e partise se minoritetit grek MEGA ne zgjedhjet e 11 majit.

Partia “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen” ka prej kohësh përplasje. Kristo Kiço ka paraqitur kërkesë për ta regjistruar në emër të tij dhe ka sjellë vërtetim nga regjistri gjyqësor që është kryetar. Kurse Lefter Nika ka sjellë një vendim të shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, se ai është kryetari i ri i partisë.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u ka kërkuar një vendim të formës së prerë.

NJOFTIMI I KQZ
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e Hënë, datë 3 Mars 2025, ora 13:00 me këtë rend dite:

Çështje të mbartura:
1. “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike Partia “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”, me Kryetar z. Kristo Kiço, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
2. “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Koalicioni Euroatlantik” me Kryetar z. Endri Hasa, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.