Olti Çaçi: Saranda fiton Çmimin Bronze Green Destinations!
Kryerari i bashkise se Sarandes, Oltion Çaçi, ka ndarë një të mirë në rrjetet sociale, shprehet se Saranda fiton Çmimin Bronze Green Destinations!
“Pas një periudhe të gjatë përgatitjeje dhe raportimi mbi më shumë se 100 kritere dhe tregues të qëndrueshmërisë, si dhe një auditi të pavarur në terren, Saranda është vlerësuar me Çmimin Bronze Green Destinations!
Ky çmim konfirmon përkushtimin e qytetit tonë për menaxhimin e qëndrueshëm të destinacionit, përfshirë mbrojtjen e natyrës dhe trashëgimisë, menaxhimin e mbetjeve, energjinë dhe klimën.
Kjo arritje është një njohje e përpjekjeve tona për ta bërë Sarandën një destinacion tërheqës edhe për të ardhmen”, shkruan Olti Çaçi.