Mjeku Pipero: Ka filluar fundi i kësaj epidemie, të durojmë edhe pak
Ndërsa apeloi për shtimin e rasteve të testimit dhe analizave serologjike, mjeku i njohur Pëllumb Pipero pranoi se fundi i epidemisë së COVID 19 ka nisur edhe në Shqipëri.
Por kjo shtoi mjeku, nuk do të thotë se nuk duhen respektuar masat e marra nga qeveria me qëllim frenimin e përhapjes së këtij virusi.
“Fundi i kësja epidemie ka filluar, në këtë pikë është e domosdoshme njohja dhe monitorimi i situatës, që qytetatarët të respektojnë vendimet e qeverisë.
Ju them të gjithëve sa kohë nuk kemi mjekim të certifikuar dhe një vaksinë, e vetmja mundësi për të shmangur rastet, për të ulur kurbën për të mos përmbytur kapacitetet shëndetësore është respektimi i masave të qeverisë. Është esenciale të durojmë edhe pak”, tha ai.
Por kur do të mund të kemi masa të lehtësiara të lëvizjes, pra një hapje më të madhe? Pipero u shpreh shpresëplotë se: Gjysma e majit na gjen shumë më të cliruar se gjysma e prillit”.