Merr fund “parajsa Haradinaj”: Fillon “dieta” për qeverinë e Kosovës, Albin Kurti mbledh sot kabinetin. Pritet t’i ulë pagën vetes dhe ministrave
Pas vizitës ditën e djeshme në Shqipëri, kryeministri i Ri i Kosovës Albin Kurti pritet që sot të shfuqizojë vendimin që kishte marrë qeveria ‘Haradinaj’ në fund të 2017 për rritjen e pagave.
Mësohet se qeveria e Kosovës do të mblidhet në orën 10:00 dhe Kurti do të vendos t’i ulë pagën vetes, ministrave, zëvendësministrave dhe shumë zyrtarëve të tjerë të lartë.
Vendimin e rritjes së pagave të qeverisë e ndërmori, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, në 20 dhjetori 2017, ku vendosi që t’ia bëjë vetes pagën mujore nga 1.500 euro, në një pagë bruto 2.950 euro në muaj.
Ende nuk dihet sesa do të jetë ulja e pagave për zyrtarët e lartë, por gjithçka mbetet për t’u parë sot.