Kryebashkiaku i Sarandës, takim me shoqërinë civile për Ditën Ndërkombëtare të Drejtësisë Sociale

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Drejtësisë Sociale, kryetari i Bashkisë Sarandë, Olti Çaçi, zhvilloi një takim domethënës me përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupe vulnerabël.

Gjatë diskutimeve, u trajtuan çështje kyçe mbi të drejtat dhe sfidat që hasin grupet më të ndjeshme të shoqërisë, duke vënë në qendër rëndësinë e barazisë dhe krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët.

Kryetari Çaçi theksoi angazhimin e Bashkisë Sarandë për të promovuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse, ku çdo qytetar të ketë akses të barabartë në shërbime dhe mundësi zhvillimi.

Dita Ndërkombëtare e Drejtësisë Sociale shërben si një moment reflektimi dhe veprimi për të ndërtuar një komunitet më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *