Rama: Përforcimi i argjinaturës së kanalit K-17 Vrinë, mundëson kullim efikas të 900 ha tokë bujqësore
Përmirësimi i infrastrukturës së ujitje-kullimit po vijon me prioritet në të gjithë vendin.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga përforcimi i argjinaturës së majtë të kanalit K-17 Vrinë.
Rama thekson se përforcimi i argjinaturës “siguron rrjedhjen pa pengesa të ujërave drejt kanalit të Vivarit, duke shmangur mbingarkesën e hidrovorit të Butrintit dhe rritur qëndrueshmërinë e argjinaturës”.
Po ashtu nënvizon kreu i qeverisë, përforcimi i argjinaturës mundëson kullimin efikas të 900 hektarëve tokë bujqësore.
Këto veprat infrastrukturorë janë të rëndësishme për mbrojtjen e tokave bujqësore dhe pasurive të tjera nga dëmet që mund të shkaktohen nga përmbytjet.