“Erjon Bani, i paaftë” – Avokat nxjerr dokumentin: Shpalli të pafajshëm një vrasës, pas ankimimit u dënua me 18 vite burg

Avokati Idajet Beqiri publikoi të tjera fakte dhe detaje lidhur me gjyqtarët që po hetojnë çështjen Veliaj.

Beqiri publikoi një dokument në studion e ‘Real Story’ në të cilin gjyqtari Erjon Bani ka shpallur të pafajshëm një person të akuzuar për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje i cili më pas u burgos me 18 vite burg nga Gjykata e Apelit në Shkodër.

“Gjyqtari Erjon Bani po rri kot në dhomë sepse vendimi është marrë për çështjen Veliaj. Ky gjyqtar që kaloi dhe Vetingun nuk e kuptoj sesi kaloi vetingu dhe se si Këshilli i Lartë Gjyqësor e la të kalonte. Sepse vetëm me një vendim gjyqësor ishte i përjashtuar dhe njerëz të tillë nuk duhet të futen në drejtësi.

Në 2016 ka dhënë vendimin numër 262, ku është i përfshië një person që akuzohet për vrasje dhe armëmbajtje pa leje i cili ka xhaxhain deputet. Ai ka bërë një vendim gjyqësor, 139 faqe vendim.

Ky vendim është vetëm 5 faqe sepse kur do të fshehësh një krim i shton faqet. Familjarët bën ankimimin, gjykata e Apelit në Shkodër nga pafajësia e kaloi në 18 vite burg. Çfarë besimi kam tek ty që mund të japësh vendime të drejta”, tha avokati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *