Kandidati Nard Ndokës dhe Vangjel Dules, Cikuli: Dhe 56 ditë do jem kryetar i Sarandës

Kandidati i Nard Ndokës, Vangjel Dules dhe Ilir Metës për Sarandës, Ardit Cikuli, vijon numërimin mbrapsht duke shpresuar se pas 14 majit do të jetë kryetar i bashkisë së Sarandës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” shprehet se dhe 56 ditë kanë mbetur që ai të jetë në krye të institucionit të bashkisë.

Këtë deklaratë e ka bërë gjatë një takimi me banorët e lagjes “Babarexhep”, ku sicc duket takimi i ka dështuar pasi nuk ka postuar asnjë pamje nga bashkëbisedimi me qytetarët.

Thjesht ka bërë një status qesharak në rrjetet sociale ku ëndrron që pas 14 majit si përfaësues i Nard Ndokës dhe Vangjel Dules do jetë kryetar bashkie i Sarandës.