Do karantinohen: Kaluan kufirin ilegalisht, kapen 19-vjeçarja shtatzënë dhe burri i saj në Gjirokastër

2 bashkëshortë të rinj i janë shtuar sot listës së emigrantëve që do të karantinohen në hotele të qarkut të Gjirokastrës.

Gruaja 19-vjeçare shtatzanë dhe i shoqi kishin kaluar ilegalisht kufirin me shpresën se nuk do të pikaseshin nga policia.

Por ata janë ndaluar sapo hynë në territorin shqiptar dhe janë gjobitur. Epidemiologët ju kanë marrë tampon dhe po negociohet për karantinimin e tyre.

Problemi që lidhet me raste ta tilla është kryesisht pamundësia financiare për të përballuar izolimin 14 ditor të paguar.

Ata thanë se kostoja e llogaritur për nevojat e tyre këto 14 ditë shkonte në 600 Euro, para që nuk i kishin.