Përmet, ndërron jetë Baba Hekuran Nikollari i Teqesë në Alipostivan
Ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare Baba Hekuran Nikollari, kleriku i njohur i Teqesë në Alipostivan. Sipas burimeve policore, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak, megjithatë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar shkaqet e sakta.
Baba Hekuran Nikollari shërbente prej vitesh në këtë teqe, duke u dalluar për përkushtimin ndaj komunitetit të besimtarëve dhe për promovimin e harmonisë fetare.
Teqeja e Alipostivanit mbetet një nga qendrat më të rëndësishme të bektashizmit në zonën e Përmetit dhe më gjerë, duke tërhequr çdo vit qindra pelegrinë. Ndarja nga jeta e Baba Hekuran Nikollarit lë një boshllëk të ndjeshëm në këtë komunitet fetar.