Kritikat e opozitës për parkun e Butrintit, Rama ironizon: Thonë se kemi përfituar para! Na kanë vënë mbrapa një kanarinë që na këndon sa herë që…

Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën për kritikat që ka bërë ndaj tij lidhur me koncesionin për parkun e Butrintit.

Gjatë fjalës së tij, Rama, tha me ton ironizues se opozita thotë se qeveria ka përfituar shumë para nga parku i Butrintit dhe se sipas tyre mazhoranca nuk ka ku t’i çojë paratë, që sipas kryeministrit janë shpifje.

“Nëse do të shikoni në internet Parkun arkeologjik, Amfiteatrin e Butrintit, historinë, mos u nisni atje, se atje nuk ka gjë”. Gjithçka është marrë edhe është çuar diku dhe falë këtij fakti kemi përfituar edhe shumë para që nuk dimë ku t’i çojmë, edhe i hedhim kot për këto lodrat “lug and play”dhe ça janë këto të tjerat.

Po këtë mbaheni për vete, ju lutem se na kanë vënë mbrapa një kanarinë që na këndon sa herë na sheh”, tha kryeministri gjatë fjalës së tij në ceremoninë e çeljes së “Plug & Play”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *