Këshilltari i këshillit bashkiak, Gjergj Imeraj, fal pagën tre mujore për familjet në nevojë
Këshilltari i këshillit bashkiak të Sarandës , Gjergj Imeraj, fal pagën tre mujore të këshilltarit për familjet në nevojë.
Përmes një deklarate drejtuar Bashkisë Sarandë, Drejtoria Ekonomike,këshilltari bashkiak shprehet:
“Unë i nënshkruari Gjergji Imeraj, në cilësinë e Këshilltarit të Bashkisë Sarandë , referuar “Gjendjes së Fatkeqesisë Natyrore “, në lidhje me virusin vdekjeprurës COVID-19 , deklaroj se shpërblimin që Bashkia Sarande paguan për Këshilltarët , për muajin mars, prill dhe maj, ja vë në dispozicion Bashkisë Sarandë, për t’i përdorur në kuadër të ndihmave, për familjet në nevojë.
Nuk e bëra për favore por bëra një veprim tërësisht human, shprehet për “Tele Jonin” këshilltari bashkiak, avokat Gjergji Imeraj.