Prezantohet prefekti i ri i qarkut të Vlorës Plator Nesturi, i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes

Plator Nesturi, prefekti i ri i qarkut të Vlorës, është prezantuar mesditën e kësaj të marte në Prefekturën e Qarkut.

Ka qenë Ministri i Mbrojtjes Piro Vëngu që ka prezantuar Nesturin, teksa ka vlerësuar figurën e tij.

Më pas e ka marrë fjalën zv.ministri i Brendshëm Juljan Hodaj, i cili u ndal dhe në prioritetet dhe pritshmëritë në këtë qark.

“Jam i privilegjuar që vij në qytetin tim për të dhënë angazhimin dhe përkushtimin në të mirë të zhvillimit të qarkut”, tha ai.

Të pranishëm në këtë event ishin edhe autoritete të pushtetit lokal të Qarkut si dhe drejtues të institucioneve në Vlorë.

Vendimi për Nesturin është marrë në mbledhjen e datës 9 Janar të Këshillit të Ministrave dhe mban firmën e kryeministrit Edi Rama.

Ky pozicion kishte mbetur vakant që pasi Vangjel Tavo u zgjodh kryebashkiak i Himarës. Ndërsa prej dorëheqjes së Vangjel Tavos, ky post është mbajtur nga zoti Kristaq Kiço, i cili sot më 14 janar dorëzon detyrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *