Delvinë, Besmir Veliu: Premtimi për Kanalin e Trushes së shpejti bëhet realitet

Edhe pse fundi i vitit po afrohet, puna në Bashkinë Delvinë vazhdon me intensitet për të realizuar premtimet e dhëna.

Në një postim të fundit, Kryetari i Bashkisë Besmir Veliu, ka ndarë lajmin e mirë se projekti i kanalit të Trushes është drejt përfundimit.

“Edhe pse në prag fundviti, puna vazhdon për të bërë realitet premtimet e dhëna 💪. Kanali i Trushes së shpejti do të jetë një premtim i mbajtur 🤩,” shkruan ai.

Ky projekt është pjesë e angazhimit të bashkisë për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së jetës për banorët e zonës. Përfundimi i kanalit të Trushes pritet të ndikojë pozitivisht në menaxhimin e ujërave dhe zhvillimin bujqësor të zonës.

Banorët tashmë presin me entuziazëm përfundimin e punimeve, duke shprehur falënderimet për përkushtimin e treguar nga drejtuesit lokalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *