Fluksi i emigrantëve, ministri Hoxha në Kakavijë: Greqia mori masa për lehtësimin e kalimit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha nga Kakavija ku ishte për të inspektuar hyrje-daljet për festa, deklaroi se konstatoi që pala greke këtë vit ka marrë masa më të mira ndryshe nga vitet e tjera.

Ai pati takime me përfaqësues të palës greke, ndërsa përmendi një takim me ambasadoren greke disa ditë më parë të cilës sipas tij i kërkoi më shumë vëmendje për lehtësimin e fluksit për festa.

“Sot bashkarisht me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe drejtorin e departamentit të Policisë Kufitare vizituam pikën kufitare të Kakavijës. Në inspektim pata mundësinë të takoja edhe drejtuesit e policisë greke që ndava disa shqetësime.

Javën e kaluar pata një bisedë me ambasadoren greke mbi planin e masave për të përballuar fluksin e qytetërëve shqiptar në pikën kufitare Kakavijë dhe pikat e tjera. Masat janë marrë në përballimin e këtij fluksi.

Bashkë me drejtuesin e policisë greke vizituam edhe qendrën e kordimimit, e cila është ngritur në zbatim të marrveshjeve ndërqeveritare, funskionon si e tillë në bashkëpunim me forcat greke dhe shqiptare. Falënderoj përfaqësuesit e Frontex-it.

Në bazë të marrëveshjes që kemi nënshkruar me Frotenx-in dhe qeverisë shqiptare për migracionin e paligjshëm. Kemi pasur suksese në nivele shumë të mira, emigracioni i paligjshëm është ulur deri në 60%”, tha Hoxha.

Më tej Hoxha bëri thirrje që të gjithë qytetarët të zbatojnë udhëzimet e policisë së shteetit gjatë kalimit në pikat kufitare.

“Bashkëpunimi midis policive është i ndërsjelltë ka prioritet lehtësimin e lëvizjes së qyterarëve. Ketë vit kemi një përmirësim sa i përket menaxhimit të kalimit të qytetarëve në pikat kufitare”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *