VIDEO/ Festat e fundvitit bashkojnë socialistët e Sarandës, Finiqit dhe Konispolit

Në prag të festave të fundvitit, drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Bledi Çuçi, organizoi një darkë festive me strukturat e Partisë Socialiste në Sarandë, Finiq dhe Konispol.

Atmosfera në këtë mbrëmje të veçantë ishte e ngrohtë dhe festive, ku pjesëmarrësit ndanë momente gëzimi dhe trokitën gotat me njëri-tjetrin, duke reflektuar frymën e bashkimit dhe energjisë pozitive që i karakterizon.

“Në pritjen festive me strukturat e PS në Sarandë, Finiq e Konispol. Jemi një familje e madhe politike dhe plot energji për sfidën që kemi përpara. Gëzuar dhe mbarësi për të gjithë,” shkruan Bledi Çuçi në një postim dedikuar këtij eventi.

Me këtë takim, socialistët e qarkut Vlorë dërgojnë një mesazh uniteti dhe përgatitjeje për sfidat që i presin në të ardhmen./ Saranda News /

VIDEO NGA FESTA: https://www.facebook.com/reel/1111818430067760

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *